Futbollisti shqiptar Mario Mitaj ka thënë se kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 nuk krahasohet me asgjë.
Shqipëria gjendet në grupin B të Euro 2024 së bashku me skuadrat e forta si Italia, Spanja dhe Kroacia.
“Unë nuk mund t’i krahasoj këto ndjenja me asgjë në jetën time. Pashë gëzimin e miliona shqiptarëve, ky është shpërblimi më i mirë në jetë. Nuk e di nëse jemi heronj, por jam i lumtur që mundëm ta bënim të gjithë vendin krenar”, ka thënë Mario Mitaj, lojtari i cili luan aktualisht për Lokomotivën e Moskës në Rusi.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare,mario mitaj , Euro 2024,kombetarja shqiptare,mario mitaj