Mirlind Daku ‘nxjerr’ muskujt, Manaj nuk përmbahet: I more në qafë gocat

Lajme

Pas përfundimit të aventurën në Europian, lojtarët e Kombëtares kuqezi kanë nisur pushimet verore.

Shumë prej futbollistëve kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdet, ndër të cilët edhe Mirlind Daku.

Madje, ky i fundit ka publikuar një foto në plazh, teksa shihet me trupin mjaft në formë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, e shoqëron foton me një nga shprehjet që përdor më shumë: “Planet e Zotit”, shkruan Daku.

Ndërkaq, nuk mungojnë as komentet pozitive, këtë herë me protagonistin kryesor, Rey Manaj. Sulmuesi lushnjar i ka komentuar Dakut diçka mjaft gazmore, duke e ngacmuar disi.

“I more n’qaf gocat vllai”, shkruan Rey Manaj në foton e publikuar nga sulmuesi gjilanas. Një koment epik nga bomberi i Sivasspor, që nuk mund të kalonte pa u vënë re.



sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *