Miqësorja ndaj Suedisë, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Friends Arena”

Lajme

Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes.

Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. I gjithë fokusi është vetëm te sfida e dytë miqësore e marsit ndaj Suedisë.

Takimi Suedi–Shqipëri do të luhet më 25 mars ora 19:00 në stadiumin “Friends Arena”.



sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *