Ministri jep lajmin fantastik, stadiumi Adem Jashari do të rinovohet

Lajme

Stadiumi “Adem Jashari” do të rinovohet plotësisht. Ashtu siç ishte përfolur kohë më parë, tashmë gjithçka është gati për të nisur nga puna. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku ka bërë me dije se kanë përfunduar gjitha procedurat.

Ai është i bindur dhe vë “vulën” që Kosova do të ketë dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht. Në postimin e bërë në Facebook-un e vet, ministri Çeku shkruante:

“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”.



sport,kombetarja e kosoves,stadiumi adem jashari , kombetarja e kosoves,stadiumi adem jashari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *