“Ministër” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja merr “bekimin” e Lindita Nikollës para Euro 2024

Lajme

Teksa të gjithë janë me “sytë” nga Gjermania ku me padurim presin fillimin e Euro 2024, Armando Broja ka përfituar nga ardhja në Shqipëri për të takuar një mikeshë.

Para se të grumbullohet me pjesën tjetër të ekipit, Armando Broja është ndalur në zyrën e kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikollës.

Kjo e fundit e ka mirëpritur yllin kuqezi dhe të ëmën e tij në zyrën e saj, ku nuk kanë munguar edhe elozhet për sulmuesin e Fulham.

Gjithashtu, Nikolla i uron suksese Brojës dhe gjithë ekipit Kombëtar të futbollit suksese në rrugëtimin e Europianit, i cili starton në qershor.

“Me Armando Brojën, futbollistin e talentuar të kombëtares sonë. Krenaria jo vetëm e Blerinës, por edhe shqiptarëve. Suksese djema në rrugëtimin e merituar në Euro 2024. Krenare për ju!”, shkruan Lindita Nikolla krah fotove me Armando Brojën dhe të ëmën e tij.



sport,Armando Broja,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Armando Broja,Euro 2024,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *