Milani e ka njoftuar Piolin për shkarkimin e tij, tashmë dihet pasardhësi i tij te Milan

Lajme

Sipas mediave italiane, Milani e ka njoftuar sot Stefano Piolin se ai do të shkarkohet dhe ndeshja e tij e fundit do të jetë kundër Salernitana të shtunën.

Gazetari që raporton për Milanin në Calciomercato, Daniele Longo, ka shkruar se Piolit iu tha vendimi këtë pasdite, pasi agjenti Valerio Giuffrida vizitoi selinë e klubit këtë mëngjes.

Lajmi kishte qarkulluar dhe nuk ishte befasi, pasi prej javësh ka patur spekulime të pafundme se kush do të jetë në krye të sezonit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se të paktën tifozët dhe lojtarët mund t’i japin atij një lamtumirë të duhur në “San Siro” në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi tashmë kanë siguruar vendin e dytë.

Pioli është nën kontratë deri në qershor 2025, kështu që ka ende disa detaje për t’u mbyllur nëse dëshiron të gjejë një punë tjetër këtë verë, ose Milani duhet të vazhdojë të paguajë pagën e tij.

58-vjeçari e mori detyrën në tetor 2019 kur Marco Giampaolo u shkarkua dhe i çoi kuqezinjtë drejt fitimit të Scudettos në sezonit 2021/22.

Pasardhës i tij është Paulo Fonseca, i cili ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Milanin dhe tani thuhet se është një hap larg marrjes së drejtimit të skuadrës nga Stefano Pioli.

Fonseca i ka arritur marrëveshje për një kontratë trevjeçare me Milanin me vlerë rreth 3 milionë euro neto në sezon./Telegrafi/



sport,Milan,serie a,Stefano Pioli , Milan,serie a,Stefano Pioli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *