Milani dhe Interi garojnë ‘kokë më kokë’ për shërbimet e mbrojtësit të shquar të La Ligës

Lajme

Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket se me shumë mundësi do të konfirmohet në javët në vazhdim.

Në atë pikë, ata edhe zyrtarisht mund të fillojnë përpjekjet e tyre për t’u rikthyer përsëri në La Liga, por para kësaj, shitja e disa lojtarëve kryesor duket të jetë e pashmangshme në verë.

Një lojtar e ardhmja e të cilit duket të jetë larg Almerias është Marc Pubill.

20-vjeçari i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka shkëlqyer këtë edicion, dhe kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e tij para hapjes së afatit kalimtar veror.

Pubill, i cili iu bashkua Almerias verën e kaluar nga Levante, ka pasur dy oferta nga Real Betisi dhe Girona, ndërsa tani Tuttomercatoweb ka raportuar se edhe Interi me Milanin janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

‘Nerazzurrët’ e shohin atë si pasuesin ideal të Denzel Dumfries, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Italia në verë.

Përkundër sezonit të tyre zhgënjyes, duket se Almeria do të kërkojë aktivizimin e klauzolës së Pubill e cila qëndron në 20 milionë euro. Në rast shitjeje, Levante do të merrte 25 për qind të shumës, si pjesë e marrëveshjes verën e kaluar. /Telegrafi/



sport,inter,Milan,serie a , inter,Milan,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *