Teksa ‘Rossonerët’ janë të etur për të përforcuar fazën e mbrojtjes para sezonit të ardhshëm, Milan ka fokusuar vëmendjen e tyre tek dyshja që aktivizohen në kampionatin francez, Lilian Brassier (Brest) dhe Maxcene Lacroix (Wolfsburg).
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ekipi i Stefano Piolit do të ndajë rrugët me mbrojtësin Simon Kjaer në fund të sezonit, pasi nuk kanë shprehur interesim për të zgjatur kontratën e tij përtej sezonit aktual, si rezultat i lëndimeve të tij të shpeshta dhe mungesës së formës.
Për më shumë, Pierre Kalulu gjithashtu e gjen veten në një situatë të palakmueshme përkundër startit të tij të fuqishëm në sezonin 2021/2022, aty ku shkëlqeu në mbrojtje pasi iu bashkua atyre nga Lyoni pothuajse tri sezone më parë.
Kalulu ka hasur në vështirësi për të përsëritur formën e treguar gjatë atij sezoni dhe nuk ka marrë minutat e mjaftueshme këtë sezon.
Rrjedhimisht, gjiganti italian është përgatitur që të futet në treg për blerjen e një qendërmbrojtësi të ri në mënyrë që të përforcohet ajo fazë, sidomos duke marrë parasysh totalin prej 32 golave të pësuar në 27 ndeshje në Serie A deri më tani.
Për këtë arsye ata kanë identifikuar Lillian Brassier dhe Maxcene Lacroix si objektiva të mundshëm. Ky i pari kushton rreth 10-12 milionë euro pasi kontrata e tij skadon në verën e 2025, ndërkaq Lavroix po ashtu do të jetë në dispozicion për një çmim të volitshëm, pasi që edhe kontrata e tij po shkon drejt fundit. /Telegrafi/
sport,Milan,serie a , Milan,serie a