Mikel Arteta del me deklaratë zyrtare rreth të ardhmes së tij

Lajme

Mikel Arteta ka dhënë deklaratë zyrtare në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se nuk do të larohet nga Arsenali.

Trajneri spanjoll lidhej me një kalim të Barcelona, qysh kur Xavi njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Mirëpo, trajneri i Gunners i ka përgënjeshtruar këto raportime, sidomos ato të bëra nga mediat spanjolle.

“Këto lajme të rreme për mua që largohem në qershor më shqetësojnë. Jam i zhytur në një udhëtim të bukur me lojtarët e mi, stafin, njerëzit tanë të bukur… këtu kam ende shumë për të bërë”, ka thënë Arteta.

“Lajme krejtësisht të rreme. Nuk e di nga vijnë. Është totalisht e pavërtetë. Jam vërtet i mërzitur për këtë”.

“Nuk mund ta besoja. Asnjë burim, asgjë fare. Duhet të jeni të kujdesshëm kur flisni për gjëra personale. Unë gjithmonë kam thënë krejtësisht të kundërtën. Kjo është arsyeja pse ndihem i mërzitur, këmbëngul se ndjej se jam në vendin e duhur”.

“Gjithmonë kam thënë se jam në vendin e duhur”, ka shtuar më tej strategu i Arsenalit. /Telegrafi/



sport,Mikel Arteta,Premier League , Mikel Arteta,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *