Metoda “e fshehtë” e Arabisë Saudite ndaj Spanjës – syze të veçanta për portierët

Lajme

Arabia Saudite po përgatitet me teknika moderne për përballjen me Spanjën në Kupën e Botës 2026, dhe një nga elementët që ka ngjallur më shumë interes është përdorimi i syzeve të posaçme gjatë stërvitjes së portierëve.

Skuadra saudite ka futur në programin stërvitor të ashtuquajturat “syze vizuale stërvitore”, një teknologji që synon të rrisë përqendrimin, refleksin dhe shpejtësinë e reagimit të rojtarëve të portës.


Këto syze veprojnë duke kufizuar përkohësisht informacionin pamor që merr lojtari, duke e detyruar të reagojë më shpejt dhe të marrë vendime më të sakta në situata të ndërlikuara. Qëllimi është që portierët të jenë sa më të përgatitur për të përballuar goditjet dhe rastet e rrezikshme gjatë ndeshjeve.

Teknologji e përdorur edhe nga sportistë të tjerë të nivelit të lartë

Kjo qasje nuk është e panjohur në sportin profesionist. Ajo është përdorur edhe më herët nga atletë elitarë në disiplina të ndryshme, si basketbolli, tenisi dhe artet marciale.

Një nga emrat më të njohur që ka provuar këtë teknologji është luftëtari i arteve marciale të përziera, Ilia Topuria, i cili e përdori për të përmirësuar kohën e reagimit dhe aftësinë për të parashikuar lëvizjet e kundërshtarëve.

Spanja përballë një prove të veçantë

Pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen e parë të Botërorit, Spanja synon t’i rikthehet fitoreve në përballjen me Arabinë Saudite.

Megjithatë, sulmuesit spanjollë mund të ndeshen me portierë edhe më të përgatitur falë metodave moderne të stërvitjes që po zbaton kundërshtari i tyre.

Për “La Rojan”, çelësi do të jetë efikasiteti para portës, pasi vetëm me më shumë saktësi në finalizim mund të thyejë rezistencën e një skuadre që po investon gjithnjë e më shumë në teknologji dhe inovacion për të rritur performancën në fushë.

Promo