Lionel Messi për pak sa nuk e kompletoi katalogun e tij të pabesueshëm të golave në një mënyrë mahnitëse në një ndeshje miqësore për Inter Miamin të hënën.
Inter Miami luajtën ndeshjen e tyre të ditë miqësore para fillimit të sezonit të ri në MLS, duke luajtur baras 0-0 me kombëtaren e El Salvadorit të shtunën.
Ndeshja e fundit e Inter Miamit ishte ndaj ekipit FC Dallas, me djemtë e Gerardo Martinos që udhëtuan në Cotton Bowl për të zhvilluar këtë takim.
Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets që të gjithë e nisën nga minuta e parë, por nuk mund ta evitonin humbjen, për shkak të golit të shënuar nga Jesus Ferreira në minutën e tretë.
Kjo ndeshje ishte vetëm për të fituar ritëm dhe për të përmirësuar gjendjen fizike, por Messi ishte shumë afër që të shënonte një ndër golat më të bukur në karrierë.
Messi shkoi për të ekzekutuar rivënien këndore, por në mendjen e tij kishte një plan tjetër. Ai i kushtoi vëmendje pozicionit të portierit kundërshtar dhe u mundua ta mposhtë atë.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë u mundua të shënojë në stilin ‘Olimpico’ dhe mund të themi se ishte shumë afër për t’ia arritur qëllimit.
Argjentinasi nuk kishte shënuar direkt nga rivënia këndore asnjëherë më parë, dhe me shumë mundësi është e vetmja mënyrë që ai nuk ka arritur të shënojë./Telegrafi/
Messi’s another attempt to score an olimpico 😭😭 pic.twitter.com/oWaM8RC3Z2
— ᴘɢ² (@angrygavi) January 22, 2024
sport,dallas,Inter Miami,Lionel Messi,MLS , dallas,Inter Miami,Lionel Messi,MLS