Messi dhe Suarez sërish bashkë në fushë, biletat për një ndeshje shkojnë në 900 dollarë

Lajme

Tashmë pak javë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit të ri të MLS dhe tifozët mezi presin. Sidomos ata të Inter Miamit, të cilët me këtë rast do të kenë në dispozicion që nga dita e parë si Lionel Messin ashtu edhe të sapoardhurin Luis Suarez.

Kjo, sipas Tyc Sport, do të kishte ngjallur emocione në Florida. Në fakt, orët e fundit ka nisur gjuetia për një biletë për të ndjekur ndeshjen e parë të kampionatit kundër Los Angeles FC të planifikuar për 25 shkurt. Sipas burimit, biletat në dispozicion u shitën plotësisht në vetëm gjashtë minuta me një bum jashtë logjikës së kërkesave.

Ky është efekti Messi dhe Suarez. Për më tepër, do të ishin shitur edhe biletat VIP që kushtojnë rreth 900 dollarë. Ndërkohë, të shtunën e 13 janarit, El Pistolero zhvilloi stërvitjen e parë me shokët e tij, të rinj dhe… të vjetër, duke qenë se përveç Messit, në skuadër janë edhe Jordi Alba dhe Sergi Busquets, pjesëtarë të një mijë betejave te super Barcelona. /balkanweb/



sport,Lionel Messi,Luis Suarez , Lionel Messi,Luis Suarez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *