Në orët e para të mëngjesit të sotëm Lionel Mesi fitoi Copa América-n e tij të dytë, e cila i bashkohet 44 titujve të tëjerë të fituar nga “pleshti” në karrierë e tij.
Edhe pse u anatemua për vite më radhë nga argjentinasit për mungesën e trofeve në nivel ndërkombëtarë tani Mesi është kthyer në një “perëndi” në Argjentina, e cila ka fituar tre tituj radhazi (Copa America, Kupa e Botës dhe Copa America) për herë të parë në historinë e Federatës.
Turneu për pak sa nuk përfundoi me keqardhje për Messin, i cili duhej të zëvendësohej në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Ndërsa Messi qante pa ngushëllim në stol, shokët e tij u ngritën dhe i dhanë trofeun, me Lautaro Martinez që shënoi golin e fitores në kohën shtesë.
Ishte trofeu i 45-të i Mesit në karrierë, duke thyer rekordin e Dani Alvesit të Brazilit si futbollisti më fitues i të të gjitha kohërave.
sport,aargjentina,MESSI , aargjentina,MESSI