Thashethemet rreth Alphonso Davies kanë krijuar aq shumë ‘zhurmë’ sa që vetë Thomas Tuchel nuk ka ngurruar t’ia atribuojë rënien e performancës që ka pësuar mbrojtësi kanadez prej disa muajsh.
Ai e nisi sezonin në mënyrë premtuese pasi dha tri asistime në dy ndeshjet e tij të para dhe tani shtypi gjerman e ka veçuar pasi u shfaq në ‘fotografinë’ e golit që i dha fitoren Werder Bremenit (0-1) në ndeshjen e fundit.
“Mendoj se për momentin situata po e prek atë më shumë sesa e frymëzon. Kjo është ajo që transmeton loja e tij për momentin. Ndoshta ai është larguar pak nga versioni i tij më i mirë”, deklaroi trajneri i Bayernit në konferencën për shtyp para ndeshjen kundër Union Berlinit që e fituan 1-0. Dhe mbrojtësi kanadez vazhdon të vonojë skuadrën bavareze që po përpiqet të zgjasë kontratën e tij prej disa kohësh, duke qenë se mbrojtësi i krahut të majtë mund të jetë i lirë në qershor 2025.
Arsyeja nuk është tjetër veçse kërkesa e futbollistit të ri, i cili beson se ka arritur merita të mjaftueshme, për t’u vendosur në nivelin më të lartë të pagave të skuadrës, ndërkohë që drejtuesit e klubit bavarez hezitojnë të japin atë që kërkon lojtari. ‘Strategjia’ e tij për të bërë presion ndaj Bayernit me alternativën e Real Madridit …do të ishte një nga arsyet e trajnerit për të shpjeguar rënien e lojtarit të tij.
“Ai ka ndeshje në të cilat është shumë i mirë, por përgjithësisht i ka munguar vetëbesimi për më shumë. Është një djalë shumë i ndjeshëm. Ka nevojë për mbështetjen tonë sepse është shumë i ndjeshëm dhe autokritik në këtë aspekt”, vazhdoi Tuchel.
“Në rast dyshimi, ajo që e ndihmon më shumë është se ne vazhdojmë t’i besojmë atij dhe të punojmë me të për përmbajtjen. Hapi tjetër për të mund të jetë thjesht fitimi i dueleve dhe intensifikimi kur nuk e kemi topin”, ka shtuar strategu i Bavarezëve. /Telegrafi/
sport,alphonso davies,la liga,real madrid,Thomas Tuchel , alphonso davies,la liga,real madrid,Thomas Tuchel