Për një kohë të gjatë, Barcelona ka qenë prapa talentit suedez Lucas Bergvall, të cilin e kërkonin me ngulm madje u tha se marrëveshja mes palëve u arrit dhe se Bergvall ka mbetur vetëm për të bërë testet mjekësore.
Sidoqoftë, transferimi i tij tek gjiganti spanjoll dështoi dhe në fund ai përfundoi duke nënshkruar për Tottenhamin.
Siç raporton mediumi spanjoll SPORT, gjithçka filloi të shkojë keq kur agjentët e mesfushorit kërkuan në minutën e fundit një komision më të lartë (dyfishi i tarifës së zakonshmë në këtë lloj operacioni, afërsisht 10 deri në 20 për qind) dhe duke kërkuar që ai të luajë rregullisht për ekipin e parë.
Barcelona në fillim propozoi që ai të luante për ekipin e dytë dhe pastaj eventualisht të futej në dinamikën e ekipit të parë. Drejtuesit e klubit e konsideruan se është e nevojshme që fillimisht ai të mësohej me ADN-në e Barcelonës, para se të luante me ekipin e parë.
Raporti shton se Bergvall dhe shoqëruesit e tij ‘e kanë përdorur’ emrin e Barcelonës gjatë muajve të fundit në media, vetëm për të siguruar një ofertë më luksoze nga një ekip tjetër.
Tek Barcelona ata e konsiderojnë një manovër të qartë për të rritur çmimin e tij, ani pse Bergvall gjithmonë e kishte potencuar se ëndrra e tij është të luajë për Barcelonën.
Agjentët e tij u panë në Barcelonë vetëm sa për t’i bërë presion Tottenhamit që të përmbushë kërkesat financiare. Pasi drejtuesit e Barçës mësuan për këtë, ata nuk dëshiruan të hyjnë në një ‘luftë ofertash’ dhe eventualisht u tërhoqën nga transferimi i tij./Telegrafi/
sport,BARCELONA,la liga,lucas bergvall , BARCELONA,la liga,lucas bergvall