Mediat spanjolle e konfirmojnë, gjigantët gjermanë gati thasët për Araujo

Lajme

Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës.

Shtatlarti uruguajan, Ronald Araujo, duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich. Bordi gjerman është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, nëse oferta e gjigantëve gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë Katalanasit janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit.

Kjo, pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heqë dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Siç theksuam edhe më sipër, bordi i gjermanëve është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit.

Por, kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbisnin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre.



sport,Bayern Munich,Bundesliga,Ronald Araujo , Bayern Munich,Bundesliga,Ronald Araujo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *