Kukësi do të sfidojë Partizanin në ‘Arenën e Demave’ ditën e sotme në orën 17:00, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.
Të thuash detyrim është ‘pak’, pasi fitorja dhe 3 pikët janë gjëja më minimale që verilindorët duhet të arrijnë këto javë të mbetura për të mbajtur gjallë sadopak shpresën për mbijetesë.
Nga java në javë, kjo shpresë po venitet me humbjet të njëpasnjëshme, madje edhe me rivalët direkt si Teuta e Erzeni.
Ndaj kampionëve në fuqi duket thuajse e pamundur mirëpo në klub nuk dorëzohen. Pikërisht kështu shkruan klubi në faqen zyrtare në rrjete sociale teksa bëjnë postimin për axhendën e ndeshjes.
sport,Kukes,Partizani,Superiore , Kukes,Partizani,Superiore