“Më mungon të luaj me shokët e skuadrës” – Fragioli flet pas takimit të parë me psikologun

Lajme

Mesfushori i pezulluar i Juventusit, Nicolo Fagioli, është takuar me psikologun në Piemonte, që ishte seanca e tij e parë për ta ndihmuar në trajtimin e problemeve të tij me lojërat e fatit.

Mesfushori 22-vjeçar italian ishte lojtari i parë i përfshirë në skandalin e basteve të Serisë A gjatë verës, duke pranuar para prokurorëve se kishte vënë baste për ndeshjet e futbollit në platforma të paligjshme.

Si kundërpërgjigje, atij iu shqiptua një pezullim prej shtatë muajsh, duke e lënë jashtë deri në fund të majit 2024.

Fagioli gjithashtu u gjobit me 12,500 euro dhe tani është regjistruar për trajtimin e varësisë nga lojërat e fatit dhe duhet të bëjë të paktën 10 paraqitje publike për të dekurajuar të tjerët që të mos ndjekin veprimet e tij.

Juventusi së fundmi rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2028, duke mbështetur mesfushorin e tyre.

“Ndihem shumë mirë, takimi i parë ishte konstruktiv, si për mua ashtu edhe për të pranishmit. Më mungon të luaj me shokët e skuadrës, por jam i lumtur për atë që po bëjnë”, ka thënë italiani pasi doli nga psikologu. /Telegrafi/



sport,nicolo fagioli , nicolo fagioli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *