Mbyllet pjesa e parë: Leverkuseni i Xhakës po demolohet nga Atalanta e Gjimshitit në finalen e Ligës së Evropës

Lajme

Atalanta ka shkuar me epërsi 2-0 në pushimin mes pjesëve të finales së Ligës së Evropës.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë, por që skuadra nga Serie A shpejt i tregoi dhëmbët.

Në minutën e 12-të, Ademola Lookman realizoi për 1-0 nga një asistim i Davide Zappacostas.

Lookman (26’) nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të dytin, kur lëshoi një goditje të fuqishme jashtë zonës.

Leverkusen nuk po arrinte të tregonte nga loja e tyre, me dy golat që i tronditën.

Por, merita të mëdha ka edhe mbrojtja e Atalantas, që markonte në çdo hap lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë gola, duke parë një lojë tejet dinamike.



sport,atalanta,Bayer Leverkusen,Europa League , atalanta,Bayer Leverkusen,Europa League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *