Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Angli-Zvicër

Lajme

Sot përcaktohet edhe çifti tjetër gjysmëfinal. Skuadra e parë do të dale nga përballja Angli-Zvicër që ka startuar në orë 18:00 në Dyseldorf. Zvicra është kundërshtari më komod për Anglinë të paktën në statistika.

“Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej. Gareth Southgate po drejton takimin numër 100 në pankinën e kombëtares dhe këtë numër jubile synon ta festojë me një biletë gjysmëfinaleje.

Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën në një barazim pa gola me skuadrat që ndryshe nga fazat e mëparëshme tashmë janë shumë më të kujdesshme.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *