Milani ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të, ku tre golat për kuqezinjtë erdhën nga lojtarët francezë.
Kuqezinjtë edhe pse kanë mbetur prapa, tani nëntë pikë larg Interit, nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, pasi vetëm tani ka filluar faza e dytë e kampionatit.
Me të filluar takimi, Yacine Adli përfitoi nga një asistim i Tijjani Reijnders për të shënuar për 1-0.
Roma kishte raste për të barazuar në pjesën e parë, por edhe përkundër tyre nuk ia doli.
Në fillimin e pjesës së dytë, Olivier Giroud shënoi me një goditje me kokë për 2-0.
Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Leandro Paredes, duke e mposhtur Mike Maignan për 2-1, duke u menduar se u hap ndeshja.
Por dilemat e fituesit i shoi, Theo Hernandez që shënoi për 3-1, pas asistimit të Giroud.
sport,Milan,roma,san siro , Milan,roma,san siro