Adrien Rabiot pritet të mbetet futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, pasi ai është futur në muajt e fundit të kontratës me Juventusin.
Ylli francez ka qenë një lider në mesfushën e Juventusit dhe e ardhmja drejtuesit e Zonjës së Vjetër po mundohen ta bindin për një kontratë të re.
Megjithatë francezi ende nuk ka vendosur për të qëndruar në Allianz Stadium dhe qysh tani është i lirë të nënshkruajë kontratë me klubin e ardhshëm.
Gara për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit francez është e madhe, pasi janë plot pesë klube që janë duke kërkuar shërbimet e tij.
Barcelona e ka bërë prioritet nënshkrimin me Rabiot, por konkurrenca për të është shumë e madhe.
Sipas informacioneve të gazetarit të njohur sportiv Ekrem Konur, katalunasit kanë në konkurrencë skuadra si Inter, Newcastle United, Manchester United dhe Bayern Munich.
Përfaqësuesit e futbollistit tanimë kanë pasur kontaktet e para me klubet e interesuara dhe e ardhmja e tij për momentin duket larg Juventusit.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/
sport,Adrien Rabiot,JUVENTUS,serie a , Adrien Rabiot,JUVENTUS,serie a