Mbappe padit PSG-në, kërkon pagat e prapambetura! Francezët rrezikojnë shumë

Lajme

Kylian Mbappé ka paditur PSG-në dhe klubi francez tani realisht rrezikon të jetë në telashe. Martesa mes kampionit francez dhe klubit parisien përfundoi keq, por tani që sulmuesi është në Madrid, duket se ka nisur lufta mes palëve.

Mbappe dhe agjentët e tij morën masa duke kontaktuar UEFA-n dhe Federatën Franceze të Futbollit për të denoncuar pagat e pa marra nga PSG.

Këtë e raporton Le Monde, duke cituar edhe detajet e shifrave dhe sanksionet e mundshme për klubin francez nëse zbulohen mospagesat ndaj Mbappe-s, i cili ankohet për mospagimin e 55 milionë eurove, përfshirë pagat e papaguara dhe shpërblimet që lidhen me performancën.

Një situatë e rëndë për PSG-në, e cila nëse shpallet fajtore pas hetimeve, rrezikon sanksione të rënda si në Francë ashtu edhe në nivel evropian.

LFP mund të zgjedhë të bllokojë merkaton, por në horizont mund të ketë edhe heqje të licencës së UEFA-s dhe për rrjedhojë përjashtim nga Liga e Kampionëve.



sport,mbappe,PSG,real madrid , mbappe,PSG,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *