Kylian Mbappe u kap nga kamerat duke i treguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se kur do të zyrtarizohet transferimi i tij tek Real Madridi.
25-vjeçari, momentalisht është pjesë e grumbullimit të Francës që po bëjnë përgatitjet e fundit para Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’, aty ku në kampin stërvitor i pranishëm ishte edhe Macron.
Biseda mes Mbappes dhe Macronit u kap dhe u shpërnda nga mediumi francez RMC Sport, të cilët kanë shfaqur momentin kur dyshja po flisnin për transferimin e pashmangshëm të Mbappes tek Real Madridi.
Kjo bisedë e shkurtë paralajamëroi se njoftimi zyrtar për transferimin e Mbappes tek Real Madridi do të bëhet sot (3 qershor) gjatë mbrëmjes.
Macron tha: Kylian, si je? A je në formë të mirë?
Mbappe u përgjigj: Jam mirë.
Macron më pas pyeti: A është sot dita kur do të bëhet njoftimi?
Mbappe iu përgjigj: Sonte, sonte.
Ky transferim ishte pritur që të bëhet tash e disa kohë, ndërsa raportimet sugjerojnë se Real Madridi do ta konfirmojë sonte transferimin e Mbappes, kjo edhe duke marrë parasysh vet informacionin që ka dhënë lojtari.
Transferimi i Mbappes po shihet si një lëvizje strategjike nga ana e Real Madridit për të përforcuar ekipin dhe për të mbajtur nivelin konkurrues në La Liga dhe në Ligën eKampionëve.
Pasi që të bëhet njoftimi zyrtar për transferimin e tij, me gjasë do të bëhet e ditur edhe data se kur Mbappe do të prezantohet para tifozëve, e kjo pritet që të ndodhë pas përfundimit të Euro 2024. /Telegrafi/
sport,Emannuel Macron,Kylian Mbappe,la liga,real madrid , Emannuel Macron,Kylian Mbappe,la liga,real madrid