Mbape ka thyer hundën, do të zbresë në fushë me maskë

Lajme

“Kylian Mbappé ka pësuar një thyerje në hundë. Ai është rikthyer në kampin bazë të ekipit francez. Sulmuesi do të marrë trajtim në ditët në vijim, por nuk do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm. Do të bëhet një maskë për të lejuar numrin 10 të kombëtares franceze të kthehet në aktivitetin konkurrues pas një periudhe dedikuar trajtimit”.

Me këtë deklaratë të lëshuar një natë pas ndeshjes ndaj Austrisë, Federata Franceze e Futbollit sqaroi situatën e sulmuesit të kombëtares Deschamps.

E sigurt është se Mbappé është i detyruar të ndalojë, por koha e rikuperimit nuk është ende e qartë. Maska mund të garantojë prezencën e tij në fushë qysh në ndeshjen kundër Holandës, e dyta në grup, edhe nëse ka nga ata që mendojnë se të paktën deri në 1/8 e finales do ta kenë të vështirë ta shohin në fushë.

“A keni ndonjë ide për maskën që duhet të mbaj”, ka shkruar Mbappe në rrjetin X.



sport,Euro 2024,mbappe thyen hunden , Euro 2024,mbappe thyen hunden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *