Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqje nga Lazio muaj më parë, ndërsa shumë shpejti mund të bëhet me skuadër të re, kësaj radhe në Angli.
Sipas mediave italiane, ai është penduar pas largimit nga Chelsea dhe tani ka vendosur që është momenti për një rikthim në Ligën Premier.
Fillimisht ishte Nottingham Forest që i bëri ofertë Sarrit, por që trajneri italian e refuzoi.
Tani, Sarri ka marr oferta nga Newcastle dhe West Ham, me dy klubet angleze që po presin përgjigjen e tij.
Cilëndo ofertë ta pranojë, Sarri do të vazhdojë me stilin e tij, duke afruar afër vetës lojtarë që iu beson.
Dy emrat që shihen si vendimtar në projektin e tij të ri janë Alessio Romagnoli dhe Matteo Guendouzi. /Telegrafi/
sport,Maurizio Sarri,Premier League , Maurizio Sarri,Premier League