Manchester Cityt i mjaftojnë dy gola për të marr tri pikët e radhës

Lajme

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Nottingam Forest me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe u duke që qytetarët do të vuajnë të vijnë te fitorja e parë.

Por në rastin e parë të mirë, Josko Gvardiol arriti të shënojë në minutën e 32-të për 1-0.

Nottinham kishte dy raste me Chris Wood dhe Murillon për të barazuar, por nuk ia dolën.

Në minutën e 72-të, Man City siguroi fitoren, kur Kevin De Bruyne asistoi te Erling Haaland që shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester City mori fitoren e radhës për t’i bërë presion Arsenalit për kreun.

Arsenali ka 80 pikë si lider, ndërsa Man City ka 79 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/



sport,Manchester City,Premier League , Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *