Manchester City shkruan historinë në futbollin anglez duke thyer edhe dy rekorde tjera të jashtëzakonshme

Lajme

Manchester City ka thyer dy rekorde të tjera në ndeshjen ndaj Fulhamit, teksa po vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt titullit të katërt rresht të Ligës Premier.

Ekipi i Pep Guardiolës pati punë sot (e shtunë) në ‘Craven Cottage’ ndaj Fulhamit, duke e ditur se një fitore do të bënte që ata të krijonin një avantazh prej dy pikësh në krye të tabelës në Ligën Premier, duke lënë mbrapa Arsenalin teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Në rast se City e fiton përsëri titullin e Ligës Premier, atëherë kjo do të shënonte një tjetër sezon fantastik për ‘Qytetarët’.

Me fitoren e thellë 4-0 ndaj Fulhamit, City ka regjistruar fitoren e 16-të radhazi si mysafir i Fulhamit në të gjitha garat, duke e bërë serinë më të gjatë të fitoreve që një ekip ka pasur ndaj një kundërshtari në histori të futbollit anglez.

Ironikisht, ata në fakt e kanë thyer rekordin e tyre personal, pasi ata kanë gjithashtu 15 fitore radhazi edhe ndaj Borunemouthit dhe Watfordit.

Për më shumë, City gjithashtu tani ka shkuar në 16 ndeshje radhazi në aspektin e shënimit të golave si mysafir i Fulhamit, që është shifra më e lartë që një ekip ka regjistruar si mysafir në histori të Ligës Premier.

Ky rekord më herët ishte mbajtur nga Manchester United, pasi një kohë ‘Djajtë e Kuq’ kishin shënuar në 15 ndeshje radhazi ndaj Middlesbrough. /Telegrafi/



sport,Manchester City,Premier League , Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *