Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
“Citizens” triumfuan pastër 2:0 ndaj Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa vendasit patën iniciativën, shkruan Gazeta Express.
Erling Haaland kaloi Cityn në epërsi me një gol në minutën e 71-të të ndeshjes.
Ishte sërish sulmuesi norvegjez, Erling Haaland që realizoi për 2:0 në minutën e 85-të.
Me këtë fitore, Manchester City merr përkohësisht primatin në tabelë me 52 pikë, një më shumë se Liverpooli.
Në anën tjetër, Evertoni gjendet në zonën e kuqe në pozitën e 18-të me 19 pikë. /Gazeta Express/
sport,Everton,Manchester City,Premier League , Everton,Manchester City,Premier League