Manchester United ka identifikuar lojtarët të cilët u skadon kontrata gjatë verës dhe tani kanë krijuar një listë prej tre emrave, të cilët do të synojnë t’i transferojnë pas ardhjes së pronarit të ri Sir Jim Ratcliffe.
United tani ka më shumë para për të shpenzuar në afatin kalimtar, përkundër shqetësimeve për thyerjen e rregullave financiare të Ligës Premier.
Klubi e ka përmirësuan situatën financiare në janar, duke lejuar një numër lojtarësh si Donny Van De Beek dhe Jadon Sancho të largohen nga “Old Trafford”.
Një pjesë e madhe e lojtarëve të rinj gjithashtu u larguan, duke përfshirë Facundo Pellistri, Hannibal Mejbri dhe Alvaro Fernandez, ndërsa ndërprenë edhe huazimin e Sergio Reguilon.
Edhepse bordi i klubit anglez e ka cilësuar si pozitiv afatin kalimtar të janarit, sipas burimeve të ESPN financat e klubit po mbahen ‘për fije të perit’ dhe transferimi i lojtarëve me kontrata të skaduara, po shihet si një mënyrë e mirë për të menaxhuar afatin veror.
Kjo ishte një ndër arsyet pse transferimi i Mason Mount u bë prioritet për Unitedin verën e kaluar, pasi u mësua se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Chelsean.
United janë duke eksploruar një numër të marrëveshje të ngjashme para kësaj vere, teksa lojtarët si Joshua Kimmich, Jonathan David dhe Khephren Thuram që të gjithë do të jenë lojtarë të lirë në 2025./Telegrafi/
sport,Manchester United,Premier League , Manchester United,Premier League