Manchester City është në rrugën e duhur për të thyer një barrierë të paprecedentë financiare, në rast se ata arrijnë që të mbrojnë titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
City më në fund e kishte fituar trofeun më prestigjioz në futbollin evropian vitin e kaluar, duke mposhtur Interin në finalen e Stambollit dhe duke kompletuar kështu tripletën historike.
Të besuarit e Guardiolës nuk e humbën asnjë ndeshje të vetme gjatë këtij rrugëtimi dhe janë përsëri favoritët kryesorë për ta fituar këtë trofe.
Sipas Daily Mail, City ka mundësinë që të bëjë historinë në aspektin e parave të fituar nga ky kompeticion. Ata mund të bëhen ekipi i parë në histori që tejkalon shumën e 100 milionë eurove të fituara pasi UEFA ka rritur koeficientin për pagesat e bonuseve.
City fitoi që të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve duke e përfunduar grupin me 18 pikë, diçka që bëri që ata të përfitojnë 2 milionë euro.
“Qytetarët” do të marrin edhe nëntë milionë euro të tjera në rast se kapin çerekfinalen, dhe janë në rrugë të duhur për ta bërë këtë pasi mposhtën Kopenhagën në ndeshjen e parë me rezultat 3-1.
Një tjetër shumë prej 10.7 milionë eurosh do të ishte e mundur që të përfitohej në rast se ata kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa 13.2 milionë të tjera do të siguroheshin nëse do të arrinin finalen.
Vlen të theksohet se nga suksesi që korrën në Evropë vitin e kaluar, Manchester City ka pasuruar arkat e klubit me plotë 95 milionë euro./Telegrafi/
sport,champions league,Manchester City , champions league,Manchester City