Malisheva shkruan historinë. Skuadra e cila mban emrin e njëjtë me qytetin, do të luajë për herën e parë në garat evropiane.
Ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida, do të jetë pjesë e kualifikimeve në UEFA Conference League.
Kjo pas suksesit të arritur nga Ballkani që rrëmbeu edhe trofeun e Kupës së Kosovës, përpos titullit kampion në Superligë.
Ekipi i Ilir Dajës, e mposhti Prishtinën në penallti me rezultat 4:2, pasi koha e rregullt mbaroi dhe vazhdimet mbaruan 2:2.
Kështu pas humbjes, skuadrës nga kryeqyteti iu pamundësua dalja në skenën evropiane për sezonin e ardhshëm, rrjedhimisht garimin në UECL.
Malisheva në Superligë u rendit në vendin e katër me 56 pikë.
sport,Conference League,Malisheva , Conference League,Malisheva