Lushnja ka zyrtarizuar sot firmën me Erjon Dragojn. 24-vjeçari mbylli aventurën me Korabin, ku në pjesën e parë të Kategorisë së Parë ishte titullar te çdo ndeshje.
“K.F.Lushnja njofton arritjen e marrëveshjes me Erjon Dragoj, i cili bëhet lojtari më i ri i @k.f.lushnja1930official!
@erjon_dragoj70 i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore”, shkruan klubi lushnjar.
Sulmi i Lushnjës përforcohet kështu me titullarin e rivalëve. Lushnja mban aktualisht vendin e 7 në renditjen me 12 skuadra. Ndeshjen e radhës e luajnë kundër Tomorit në shtëpi, më 20 janar. /newsport.al/
sport,lushnja , lushnja