Romelu Lukaku duket se po e mendon të ardhmen e tij larg futbollit evropian.
Futbollisti belg aktualisht është i huazuar në Romë nga Chelsea, ndërsa shënoi së fundmi në ndeshjen e fituar nga skuadra e Daniele De Rossit kundër Al Shabab në miqësore, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, pas lojës ish-futbollisti i Evertonit, Manchester Unitedit dhe Interit foli për Pro Saudi League, që është bërë sensacion në vitin e fundit me shpenzime të mëdha dhe rrjedhimisht me transferimin e yjeve të futbollit.
Sipas përfaqësuesit belg, liga arabe do të bëhet mjaft e fuqishme brenda pak vitesh nëse vazhdon me një trend të tillë të transfereve.
“Në dy vjetët e ardhshëm e shoh Saudi Pro League duke u bërë si njëri prej më të mirëve në botë, nëse jo më i miri. Klubet bëjnë shumë sakrifica për t’i sjellë këtu lojtarët e mëdhenj. Janë duke u përmirësuar shumë. Mund të bëhet liga më e mirë në botë”, deklaroi Lukaku. /Gazeta Express/
sport,liga pro saudite,roma,romelo lukaku,serie a , liga pro saudite,roma,romelo lukaku,serie a