Kroacia hyri në finalen e turneut miqësor të Kupës ACUD duke mposhtur Tunizinë me penallti.
Ndeshja përfundoi pa gola në kohën e rregullt. Në finale kaloi edhe Egjipti, i cili mundi 1-0 Zelandën e Re. Kroacia dhe Egjipti do të luajnë të martën në orën 21:00.
Kapiteni kroat Luka Modric luajti 59 minuta në ndeshjen e djeshme, ndërsa një ditë më pas në rrjetet sociale po qarkullon një video e shpinës së tij.
Shpina e Modricit është plot me disa rrathë, të cilat janë rezultat i hixhames. Bëhet fjalë për një metodë të lashtë të detoksifikimit të gjakut, të cilës i është nënshtruar mesfushori legjendar.
Pas atij trajtimi, pasojat që shihen në këtë video mbeten në anën e pasme. Kjo metodë shërben edhe për zgjerimin e venave, gjë që mundëson qarkullim më të mirë të gjakut.
Është gjithnjë e më popullor në sport, dhe shpesh është praktikuar nga Karim Benzema te Real Madridi. /Telegrafi/
sport,kombetarja e kroacise,Luka Modric , kombetarja e kroacise,Luka Modric