Luis Enrique thumbon Mbappen: “Vitin tjetër do të jemi më të mirë”

Lajme

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e ardhshëm, edhe përkundër largimit të yllit kryesor, Kylian Mbappe.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Le Havre, Enrique u tregua i kënaqur me dinamikën sportive që PSG-ja e tij ka arritur në muajt e fundit, e cila mund të jetë kampione e Ligue 1 këtë fundjavë nëse fiton ndeshjen e tyre të shtunën.

Trajneri spanjoll pohon se skuadra e tij ka shkuar nga më pak në më shumë sepse po vijon një proces logjik dhe se vitin e ardhshëm, pavarësisht lamtumirës së Mbappes, PSG do të jetë një ekip më i fuqishëm.

“Kishim një skuadër të re, me shumë lojtarë. Është një e skuadër e re. Ndërtimi vazhdon, jam i bindur se vitin e ardhshëm do të jemi më mirë”, ka thënë Enrique në konferencë.

Enrique nuk e fshehu lumturinë e tij në momentin që po kalojnë.

“Ne arritëm në fund të sezonit në rrethana shumë pozitive. Nuk e kisha menduar kurrë një skenar kaq pozitiv. Është një moment i shkëlqyer, me të gjithë lojtarët në dispozicion përveç Kimpembe dhe Sergio Rico. Secili prej tyre ka shumë ambicie”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/



sport,Kylian Mbappe,Ligue 1,Luis Enrique , Kylian Mbappe,Ligue 1,Luis Enrique

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *