“Luis Enrique më shpëtoi mua”, Mbappe tregon për presionin dhe vuajtjet te Parisi

Lajme

Blerja e re e Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dhënë konferencën e tij të parë për media në cilësinë e lojtarit të “Los Blancos”.

25-vjeçari shpjegoi se ai ishte nën presionin se nuk do të luante më për pjesën e mbetur të sezonit, dhe fakti që arriti të luajë ishte një sukses në sytë e tij.

“Para se të nis këtë konferencë për shtyp, unë dua të them vetëm disa fjalë. Të gjithë kanë dëgjuar lajmin: është zyrtare, unë do të jem lojtar i Real Madridit për të paktën pesë sezonet e ardhshme”.

“Është një kënaqësi e pamasë, një ëndërr e realizuar. Jam shumë i lumtur, i lehtësuar, i lirë dhe shumë krenar. Ky është klubi që gjithmonë e kam ëndërruar. Jam shumë i emocionuar që do t’i bashkohem këtij klubi të madh, më të mirit në botë”, ka thënë Mbappe fillimisht.

Tutje, Mbappe e përshkroi si vitin e tij më të vështirë këtë të fundit me PSG-në, duke përmendur fillimin e turbullt të sezonit, aty ku u la jashtë turneut parasezonal, pasi refuzoi që të rinovojë kontratën.

“Është një lehtësim i madh, unë jam shumë i lumtur dhe mendoj se fytyra ime e tregon këtë. Kam luajtur shumë pak në fund të sezonit dhe të gjithë e dinë pse. Unë po mundohem që të rikthehem në formën më të mirë të mundshme dhe të ndihmoj Francën ta çojë kupën në shtëpi”, është shprehur francezi.

Mbappe konfirmoi se atij i ishte thënë se do të kalonte tërë sezonin në tribuna, para se të intervenojë Luis Enrique dhe drejtori sportiv Luis Campos.

“Ata më lanë ta kuptoja, ma thanë në fytyrë, ata më folën mua dhunshëm. Luis Enrique dhe Luis Campos më shpëtuan. Pa ata unë kurrë nuk do të shkelja fushën përsëri”.

“Kjo është e vërteta dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj trajnerit dhe drejtorit sportiv”, përfundoi Mbappe.



sport,Kylian Mbappe,Ligue 1,PSG , Kylian Mbappe,Ligue 1,PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *