Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

Lajme

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka përgëzuar Barcelonën për fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas tij gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.

Barcelona fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim te PSG, duke marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese pas dy jave.

Megjithatë, sipas trajneri spanjoll të PSG-së, Enrique, ndeshja e dytë do të jetë një ‘luftë’, ku do të vendoset gjithçka.

“Dua të përgëzoj Barcelonën për ndeshjen që ka luajtur kundër PSG-së. Mund të kishim arritur një rezultat tjetër, por tani po mendojmë të rikthehemi në ndeshjen e dytë”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Unë nuk kam asnjë dyshim për aftësinë tonë për t’u rikthyer në ndeshjen e dytë. Ne luajmë jashtë shtëpisë në të njëjtën mënyrë si në shtëpi”.

“E kuptoj nëse njerëzit duan të vijnë këtu dhe të shkatërrojnë gjithçka, por nuk është kështu për mua. Do të ketë luftë në Barcelonë”, përfundoi trajneri i parisienëve.

Sigurisht, PSG është ende në lojë. Barça duhet të ruajë gjakftohtësinë dhe të luajë ndeshjen e dytë sikur të mos ekzistonte rezultati i ndeshjes së parë.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën më 16 prill në “Estadi Olimpic Lluis Companys” të Barcelonës. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,Luis Enrique,PSG , BARCELONA,Luis Enrique,PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *