Luhet për “hakmarrje”, Tirana kërkon fitoren e parë në derbin kundër Shehit

Lajme

Ndeshja me e madhe në historinë e futbollit shqiptar do të luhet sot duke nisur që nga ora 19:00. Në “Air Albania” është rezervuar të zhvillohet një nga sfidat më të luftuar mes dy skuadrave të kryeqytetit. Ashtu siç jemi mësuar tashmë në vitet e fundit rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit ka dhuruar spektakël në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Të gjithë tifozët vëmendjen e këto ditë e kanë pikërisht te derbi i kryeqytetit, sfidë që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti. Pikërisht kjo sfidë flet edhe në lupën e statistikave.

Në këtë sezon demat vijnë si forcë e dytë e kampionatit me 27 pikë, teksa kanë arritur të korrin 9fitore, 10 barazime dhe 4 humbje. Ndërsa kanë një golavarazh 30 gola të shënuar kundrejt 22 të pësuar.

Ndërkohë nga ana tjetër bardheblutë kanë 3 pikë më pak, 34. Ia kanë dalë të sigurojnë 9 fitore, kanë 7 barazime dhe 7 humbje. Golavazh 41-35. Tirana do të kërkojë fitoren e parë në derbi për këtë sezon, teksa përballë gjen ish-timonierin e saj Orges Shehin.

Një duel që pavarësisht statistikave dhe gjendes aktuale që po kalojnë dy ekipet sërish do të jetë e luftuar pasi në fund të fundit derbi është derbi dhe gjithçka mund të ndodhë. /newsport.al/



sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *