Luan në Euro 2024 me kombëtaren, Interi në “gjurmët” e sulmuesit

Lajme

Inter po vazhdon punën për t’i dhuruar Simone Inzaghit një sulmues tjetër.

Trajneri i “zikaltërve” i qëndron besnik skemës 3-4-1-2 dhe tashmë kërkon një tjetër sulmues produktiv për majën e sulmit, si partner të Lautaro Martinez.

Një nga objektivat e Interit është Albert Gudmundsson. Por sulmuesi i Genoas ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, Interi nuk kërkon që të shpenzojë shuma të tilla, teksa ka nisur të mendojë për një opsion falas.

Memphis Depay i dha lamtumirën Atletico Madrid dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Sulmuesi holandez po kërkon për ekip të ri dhe zikaltërit janë destinacioni i mundshëm.

Sulmuesi që do të jetë gjithashtu pjesë e kombëtares së Holandës në EURO 2024 e preferon një kalim të tillë.

Interi po ngulmon fort për të siguruar shërbimet e ish-it të Barcelonës, duke patur parasysh cilësitë e tij, por ç’ka është më kryesorja do të afronte në ekip një sulmues të tillë pa paguar asnjë cent.



sport,inter,Memphis Depay,serie a , inter,Memphis Depay,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *