Luajnë 1 orë para Kombëtares, vëmendja edhe te rivalët e kuqezinjve

Lajme

Ditën e sotme do të zhvillohen disa ndeshje miqësore.

Skuadrat që marrin pjesë në Euro 2024 do të kenë mundësinë të “testohen” para startit të kampionatit Europianë.

Kështu në fushë nuk do të zbresin vetëm kuqezinjtë e Sylvinhos, por edhe kundërshtarët e kombëtares shqiptare.

Kroacia do të vihet përballë Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e parë para Euro 2024.

Rivalët e Kombëtares do të zbresin në fushë 1 orë para ekipit tonë.

Në orën 19:00 vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë edhe në “Stadion HNK Rijeka” të Kroacisë.

Kujtojmë se përveç Kroacisë në gurpin B bëjnë pjesë edhe Italia dhe Spanja.

Me kombëtaren kroate, ekipi i Sylvinhos do të sfidohet me 19 qershor në orën 15:00 në “Volksparkstadion” në Hamburg.



sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *