Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, një lojtar duket se po ndjek hapat e trajnerit Xavi Hernandez, dhe do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Edhe pse kapiteni pati mundësinë të rinovojë kontratën edhe për një vit, lajmi i papritur i largimit të Xavi më 30 qershor e ka lënë të pasigurt të ardhmen e lojtarit.
Pavarësisht bisedave të mëparshme mes Robertos dhe Xavit për të përcaktuar kushtet e vazhdimësisë së tij të mundshme, largimi i trajnerit ka ndryshuar plotësisht situatën. Sipas Diario Sport, aktualisht në klub nuk ka asnjë synim për të rinovuar kontratën e lojtarit edhe për një vit, gjë që tregon se fati i tij mund të lidhet me atë të trajnerit në largim.
Edhe pse Xavi e mbështeti fuqimisht rinovimin e tij, duke argumentuar rolin e tij vendimtar në dhomat e zhveshjes, lëndimet dhe performanca e kufizuar në sezonin aktual e kanë zvogëluar rëndësinë e kapitenit në fushën e lojës.
Pavarësisht se ka pranuar një pagë të reduktuar ndjeshëm për të lehtësuar vazhdimësinë e tij dhe për të kontribuar në problemet financiare të klubit, lojtari nuk ka arritur të bie në sy si në sezonet e kaluara.
Me një rol gjithnjë e më margjinal në skuadër dhe pavarësisht se vlerësohet për ndikimin e tij në përshtatjen e të rinjve, gjithçka tregon se historia e Sergi Robertos me Barcelonën do të marrë fund këtë verë, duke i dhënë fund katërmbëdhjetë viteve të përkushtimit për ekipin e parë. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,la liga,xavi , BARCELONA,la liga,xavi