Lisandro Martinez rrëfen periudhën e errët: Pas këputjes së ligamentit mendova t’i jepja fund futbollit

Lisandro Martinez rrëfen periudhën e errët: Pas këputjes së ligamentit mendova t’i jepja fund futbollit

Lajme

Lisandro Martinez, mbrojtësi i Argjentinës, përjetoi një nga çastet më të veçanta të karrierës së tij, teksa shënoi golin e tij të parë në Kampionatin Botëror në triumfin dramatik 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër.

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit nuk u mjaftua vetëm me golin e parë personal në një Botëror, por kontribuoi edhe me asistin për golin e parë të Lionel Messit në këtë ndeshje.

Për futbollistin 28-vjeçar, ky sukses mori edhe më shumë peshë për shkak të periudhës së vështirë që ka kaluar në vitet e fundit, pasi dëmtimet e shumta e kishin shtyrë të mendonte madje edhe largimin përfundimtar nga futbolli.

“Kur mendoj për gjithçka që kam kaluar për shkak të lëndimit tim, më vjen të qaj. Konsideroja pensionimin sepse nuk doja të kisha dhimbje”.

“Ende nuk mund ta besoj se ku ndodhem sot. Nëse vajza ime nuk do të kishte lindur pikërisht në momentin kur unë pësova atë lëndim, nuk e di nëse do të isha këtu sot duke luajtur futboll”.

“Dhe tani kam shkuar dhe kam shënuar një gol në Kampionatin Botëror”, u shpreh ai.

Në raundin e 16-të, Argjentina do të ketë përballë Egjiptin./

Promo