Lëndimi i Salah më i rëndë se sa mendohej fillimisht, agjenti tregon datën e rikthimit

Lajme

Agjenti i Mohamed Salah, Ramy Abbas, ka dhënë detaje nga gjendja e sulmuesit të Liverpoolit dhe tifozët e këtij ekipi nuk do e presin mirë këtë lajm.

Abbas shfrytëzoi rrjetet sociale për të përditësuar gjendjen shëndetësore të Salah, i cili u lëndua në barazimin 2-2 të Egjiptit në duelin ndaj Ganës, në Kupën e Kombeve të Afrikës të enjten e kaluar.

Fillimisht ishte raportuar se Salah do të mungonte në dy ndeshjet e radhës të Egjiptit, por siç duket lëndimi është më serioz se sa mendohej fillimisht.

“Lëndimi i Mohamed është më serioz se sa është menduar fillimisht dhe ai do të jetë jashtë fushave për 21-28 ditë, dhe jo për 2 ndeshje. Mundësia e tij më e mirë për të luajtur përsëri në Kupën e Kombeve të Afrikës, është që t’i nënshtrohet një trajtimi intensiv në Angli dhe t’i ribashkohet ekipi sapo të jetë i gatshëm”, ka shkruar Abbas në platformën X (ish-Twitter).

Kjo do të thotë se Salah do të mungojë në katër ndeshje në Ligën Premier, duke përfshirë ndeshjen ndaj Chelseat në “Anfield” dhe atë në udhëtim ndaj Arsenalit në “Emirates”.

31-vjeçari mundtë jetë në garë me kohën për të qenë i gatshëm për finalen e Carabao Cup më 25 shkurt, në rast se Liverpooli kualifikohet, në rast fitoreje ndaj Fulhamit në gjysmëfinale në mesjavë./Telegrafi/



sport,afcon,Egypt,liverpool,Mohammed Salah,Premier League , afcon,Egypt,liverpool,Mohammed Salah,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *