Lamine Yamal: “Shpresoj të bëhem legjendë e Barcelonës një ditë”

Lajme

Sulmuesi anësor, Lamine Yamal ka konfirmuar ëndrrën e tij apo dëshirën që ka që një ditë të bëhet një legjendë e Barcelonës.

Kontrata aktuale e Lamine Yamal në Camp Nou është caktuar të skadojë pas dy vitesh, që përkon me të riun kur mbushë 18 vjeç në vitin 2026.

Natyrisht, disa tifozë të Barcelonës janë të shqetësuar për të ardhmen e yllit spanjoll në klub. Megjithatë, në intervistën e tij të fundit, ai ia hoqi të gjitha dyshimet.

“Tifozët duhet të qëndrojnë të qetë. Janë dy vite të tëra që dua t’i shijoj”, ka thënë fillimisht Yamal për Mundo Deportivo.

“Unë kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç dhe dua të vazhdoj. Unë me të vërtetë shpresoj të bëhem një legjendë e Barçës një ditë”, përfundoi 16-vjeçari.

Sulmuesi anësor spanjoll ka qenë në Barça për më shumë se një dekadë. Duke përparuar në radhët e të rinjve me një ritëm të shpejtë, adoleshenti hyri në skuadrën e lartë të Barçës me vetëm 15 vjeç në vitin 2023.

Që atëherë, Yamal ka luajtur në 41 ndeshje nën drejtimin e Xavit në të gjitha garat, duke kontribuar me 13 gola.

Ai është vendosur në mënyrë të padiskutueshme si titullar i krahut të djathtë të sulmit këtë sezon, duke u dëshmuar të jetë një lojtar kryesor për ekipin. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga,lamine yamal , BARCELONA,la liga,lamine yamal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *