Dinamo pas barazimit me Egnatian e ka kthyer menjëherë fokusin te sfida e radhës në kampionat, ku do të përballet me Teutën.
Takim ky që do të luhet më 11 mars në orën 17:00 dhe është i vlefshëm për javën e 27-të të Superiores.
Aktualisht dinamovitët mbajnë vendin e 5-të në klasifikim, teksa ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të që mbahet nga Skënderbeu dhe që të çon në “Final – Four”.
Dritan Mehmeti do të tentojë rikthimin te fitorja në kampionat për “Final-Four”, teksa nuk u lejohen më hapa fals.
Për këtë duel ka një lajm të mirë. Dy rikthime me peshë për “Blutë” ndaj durrsakëve. Rustem Hoxha dhe Behiratche do të jenë të gatshëm për Mehmetin.
Kjo bën që trajneri të qetësohet, pasi tashmë do të ketë të gatshëm dyshen e repartit të mbrojtjes dhe ndaj Teutës japin siguri në prapavijë.
Sigurisht ky është një lajm i keq për durrsakët, të cilët do ta kenë më të vështirë të çajnë mbrojtjen për të gjetur më pas edhe golin.
sport,Dinamo,Superiore,teuta , Dinamo,Superiore,teuta