Bayer Leverkusen i ka shpëtuar sërish humbjes në sekondat e fundit të takimit, pasi barazoi 1-1 me Dortmundin në në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.
Përkundër disa shanseve të mira nga dy skuadrat në pjesën e parë, ato nuk u konkretizuan dhe shkuan në pushimin mes pjesëve pa ndryshim rezultati.
Por, pjesa e dytë i la një shije të hidhur kampionit, pasi pësoi golin e disfatës.
Ishte Niclas Fullkrug, ai që shënoi për 1-0, pasi realizoi në minutën e 81-të me një asistim nga Marceel Sabitzer, derisa u mendua se ia shkaktuan humbjen e parë Leverkusenit.
Për më keq, Victor Boniface u ndëshkua me karton të kuq pas nëntë minutash, duke e bërë një gjë të tillë një fakt të kryer.
Por, Josip Stanisic shënoi në minutën e 90+8-të me një asistim të Florian Wirtz për rezultatin 1-1.
Kështu, Leverkuseni që pëson humbjen e parë këtë sezon ka arkëtuar 79 pikë, ndërsa Dortmundi që është në të pestin me 59 sosh. /Telegrafi/
sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga , Bayer Leverkusen,Bundesliga