“Ky është realiteti”, Erling Haaland veçon dy sulmues që i konsideron mbi veten

Lajme

Erling Haaland ka bërë një vlerësim tejet të sinqertë për realitetin që lidhet me pozitën e tij mes elitës së futbollit botëror.

Haaland e nisi Kupën e Botës në mënyrë mbresëlënëse, duke realizuar dy gola kundër Irakut në fitoren 4-1 të Norvegjisë në ndeshjen hapëse të Grupit I.


Megjithatë, ylli i Manchester Cityt dhe i Norvegjisë nuk lejoi që egoja të vinte përpara shifrave të qarta dhe të pamëshirshme.

I pyetur drejtpërdrejt nëse aktualisht është sulmuesi më i mirë në botë, Haaland nuk ngurroi t’u japë meritën rivalëve të tij kryesorë.


“A jam sulmuesi më i mirë në botë? Do të thosha se jam në majë, por nuk besoj se kam shënuar më shumë gola këtë sezon”.

“Nga ana statistikore, jo, nuk jam më i miri. Mendoj se Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë shënuar më shumë se unë, dhe ky është realiteti”, është shprehur Haaland.

Promo