Kush është Franco Foda, trajneri i ri i Kosovës?

Lajme

Franco Foda është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.

Ai u prezantua ditën e sotme nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Foda bëhet trajneri i pestë i Kosovës, që prej pranimit në FIFA e UEFA, si dhe trajneri i parë gjerman i Kombëtares tonë.

Kush është Franco Foda?
Franco Foda, babai i të cilit është italian, ka shtetësi gjermane. Ai është i lindur në qytetin e Mainzit.

57-vjeçari është pa punë që nga shtatori i vitit 2022, kur ishte larguar nga Zurichi, skuadër të cilën e drejtoi nga korriku i atij viti.

Ai kishte drejtuar Kombëtaren e Austrisë nga nëntori i viti 2017 deri në mars të vitit 2022 duke u bërë trajneri i parë që drejtoi austriakët në një fazë të 16-të të Kampionatit Evropian.

Nga shtatori i vitit 2014 deri në dhjetor të vitit 2017 gjermani udhëhoqi Sturm Grazin, skuadër me të cilën fitoi dy trofe pas rikthimit të tij – titullin e kampionit në Austri (sezoni 2010/11) dhe Kupën e Austrisë (2009/10).

Ai udhëhoqi edhe skuadrën gjermane, Kaiserslautern, nga korriku i vitit 2012 deri në gusht të vitit 2013.

Periudhën më të gjatë si trajner e kaloi te Sturm Grazi, skuadër të cilën e kishte udhëhequr nga korriku i vitit 2006 deri në prill të vitit 2012. Për të kjo ishte periudha e tij e dytë si trajner i skuadrës austriake, pasi të njëjtën skuadër e kishte menaxhuar edhe në periudhën shtator 2002 – qershor 2003. Kjo ishte përvoja e tij e parë si trajner profesionist.

Franco Foda gjithashtu kishte punuar edhe me ekipin e dytë të Sturm Graz, nga korriku i vitit 2003 deri në qershor të vitit 2006, teksa kishte arritur ta fitonte një titull kampioni gjithashtu.

Foda kishte punuar si ndihmës asistent te Sturm Grazi nga korriku i vitit 2002 deri në shtator të atij viti.

Karriera e Franco Fodas si lojtar
Ish-mbrojtësi gjerman karrierën si profesionist e ka nisur në vitin 1983 te Kaiserslauterni, për të vazhduar pastaj një vit më vonë te Arminia Bielefeld. Ai në vitin pasues ndryshoi sërish skuadër dhe nënshkroi për Saarbrucken, për t’u rikthyer dy vite më vonë te Kaiserslauterni. Në vitin 1990 u transferua te Bayer Leverkuseni dhe përvojën me skuadrat gjermane e mbylli te Stuttgarti, ku qëndroi nga viti 1994 deri më 1997.

Për një periudhë të shkurtër kaloi te Baseli në Zvicër, për t’iu bashkuar më pas Sturm Grazit. Ai u pensionua te skuadra austriake në vitin 2001.

Foda si lojtar e ka fituar tre herë titullin e kampionit në Gjermani, me Kaiserslauternin (sezoni 1989/90), Bayer Leverkusenin (sezoni 1992/93) dhe Stuttgartin (sezoni 1996/97), si dhe dy herë titullin e kampionit me Sturm Grazin në Austri (sezonet 1997/98 dhe 1998/99).

Në sezonin 1998/99 ai kishte fituar edhe trofeun e Kupës së Austrisë.

Në kabinetin e tij të trofeve si lojtar figuron edhe trofeu i Intertoto-cup, i fituar me Kaiserslauternin në sezonin 1988/89.

Vlen të theksohet se gjatë periudhës së tij të dytë te Kaiserslauterni, Foda ishte fitoi dy ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore, që në atë kohë drejtohej nga Franz Beckenbauer. Foda luajti kundër Argjentinës dhe Brazilit në fund të vitit 1987.

Ai numëron edhe shtatë paraqitje me Kombëtaren U21 të Gjermanisë Perëndimore të asaj kohe.

/GazetaSinjali/



sport,franco foda,kombetarja e kosoves , franco foda,kombetarja e kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *