Të mërkurën në orën 15:00, Kroacia dhe Shqipëria, do të përballen në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B në Europian.
Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren, pas humbjes kundër Spanjës dhe Italisë. Ndërkohë, UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Kryesori do të jetë Fransua Leteksie, i cili ishte ndihmësi i katërt në finalen e Championsit mes Dortmundit dhe Real Madridit.
Ai gjithashtu arbitroi finalen e Kupës së Francës 2024 mes Lionit dhe PSG-së.
lajme,sport,arbitri,Kroaci-Shqipëri,ndeshaj , arbitri,Kroaci-Shqipëri,ndeshaj